RRETH NESH

Delta Invest - Ta ndërtojmë ëndrrën tuaj së bashku

Historiku

DELTA Invest për më shumë se një dekadë paraqitet në tregun kosovar jo vetëm si një kompani ndërtuese dhe zhvillimore, por është transformuar në model ku qëllimet takojnë realitetin. Delta Invest është një kompani e investimeve dhe një ndërtues kryesor në segmente të ndryshme të tregut. Si një kompani me pronësi familjare, ne kemi fituar njohje për projekte të mëdha komplekse, përdorimin e teknologjive në zhvillim, nxitjen e inovacionit, dhe realizime jetësore për klientet, punonjësit, dhe komunitetin tonë. Sot, ne ofrojmë sherbime të plota për investime të projekteve banesore, afariste, dhe industrinë e hotelerisë në bashkëpunim me kompanitë ndërtimore me rendimente në vend, si dhe përdorimin e materialeve me standarde evropiane ISO. Delta Invest ka një vizion te fuqishëm të menaxhimit ekzekutiv, qe ne cdo projekt vendos profesionist ndërtimi me përvojë duke ofruar kualitet të lartë të ndërtimit.

Shërbimet

Kompania jonë ofron shërbime të ndryshme për të përmbushur nevojat e secilit projekt të ndërtimit, duke nisur nga takimet e bashkëpunimit, mbikqyrjen e procesit, e deri në realizimin e finalizuar të kërkeses së projektit dhe klientit tonë. Ne besojmë se cdo projekt është unik, ku ofrohet realizimi i ëndrrave të klientit tonë. Prandaj, ne jemi të specializuar të punojmë të sigurtë në procesin e ndërtimit per t’i përmbushur qëllimet tuaja.

ARRITJET

Delta Invest ka filluar ndërtimin e objektit banesor në lagjen "Dodona" dhe "Tophane| si dhe së shpejti fillon ndërtimin edhe të projekteve tjera të objekteve banimi dhe objekteve hoteliere.

  • Delta Invest është themeluar në vitin 2018
  • Eshtë pajisur me leje ndërtimi për objektet në lagjen "Dodona" dhe "Tophane"
TOP